Botë

Kisha Katolike gjermane u ofron kompensim viktimave të abuzimit seksual

Kisha Katolike gjermane u ofron kompensim viktimave të abuzimit seksual
Foto: Reuters

Viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike të Gjermanisë mund të aplikojnë për kompensim në para deri në 50,000 euro duke nisur nga viti i ardhshëm, ka thënë të enjten kryetari i Peshkopëve gjermanë.

Sipas një studimi të vitit 2018 për abuzimin në kishat katolike, të paktën 3,677 të mitur janë viktima të dhunës seksuale nga të paktën 1,670 anëtarë të klerit në Gjermani nga viti 1946 deri në vitin 2014, trsansmeton KOHA. Ekspertët thonë se numri i rasteve të pa raportuara mund të jetë më i lartë, deri në 100,000.