Botë

Kina ‘zgjeron’ kampet e paraburgimit të ujgurëve në Ksinjiang

Kina ‘zgjeron’ kampet e paraburgimit të ujgurëve në Ksinjiang

Rrjeti i qendrave të paraburgimit në rajonin Ksinjiang të Kinës është shumë më i gjerë sesa mendohej, zbulon një hulumtim i bërë nga një institut australian.

Numri i objekteve ku Kina besohet se ka ndaluar më shumë se 1 milion ujgurë dhe pakica të tjera kryesisht myslimane, është rreth 40 për qind më i madh se vlerësimet e mëparshme, thuhet në raportin e Institutit të Politikave Strategjike në Australi.