Botë

Çekia sërish me numër rekord të rasteve të reja me koronavirus

Çekia sërish me numër rekord të rasteve të reja me koronavirus
Foto: Ilustrim

Republika e Çekisë regjistroi 2.394 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, shifër kjo që shënon rritjen e dytë më të lartë ditore që nga fillimi i pandemisë së COVID-19.

Numri i rasteve të reja me koronavirus është dyfishuar gjatë muajit shtator, duke shënuar shkallën e dytë më të shpejtë të përhapjes së virusit në Evropë, pas Spanjës.