Botë

18 vjet burgim kritikut të presidentit kinez

Një ish-manjat i pasurive të patundshme e kritik i zëshëm i presidentit të Kinës, Xi Jinping, është dënuar me 18 vjet burgim për akuzat për korrupsion.

Ren Zhiqiang, është shpallur fajtor nga një gjykatë në Pekin, për ryshfet e përvetësim të fondeve publike.

GlobalTimes raporton se Zhiqian do të duhet të paguajë edhe një shumë prej 4.2 milionë juan ose 620,000 dollarrë.

Zhiqian u zhduk në mars të këtij viti, menjëherë pasi shkroi ese ku thuheshin qindra kritika ndaj presidentit kines Xi.

Të martën, një gjykatë në Pekin e shpalli Ren fajtor për akuza të shumta, duke përfshirë përvetësimin e rreth 16.3 milionë dollarësh (110.6 milion juan) në fonde publike, pranimin e ryshfetit dhe abuzimin e pushtetit që shkaktoi humbje në total $ 17.2 milionë (116.7 milion juan) për shtetin- pronë e ndërmarrjes që ai dikur drejtoi.

Gjyqtarët e dënuan atë me 18 vjet burg dhe vendosën një gjobë prej 620,000 dollarësh (4.2 milion juan). Gjykata tha se ai “pranoi vullnetarisht të gjitha krimet e tij” dhe “ishte i gatshëm të pranonte vendimin e gjykatës pasi të gjitha fitimet e tij të paligjshme u rikuperuan”.

Në esen që shkroi, ai kritikoi ashpër presidentin kinez edhe për keqmenaxhim të pandemisë.