Botë

Merkeli po e humb durimin me mungesën e solidaritetit evropian

Merkeli po e humb durimin me mungesën e solidaritetit evropian

(DER SPIEGEL)-Në orët e vona të pasdites, kancelarja gjermane, Angela Merkel, mori udhë drejt Reichstagut, ndërtesës së Kuvendit gjerman, për një takim me grupin e saj konservativ parlamentar. Ishte një takim i rëndësishëm, duke pasur parasysh pakënaqësinë që kishte nisur të merrte hov në partinë e saj për shkak të nevojës për të ofruar ndihmën gjermane pas tragjedisë në kampin e refugjatëve në Moria në ishullin grek, Lesbos. Dhe deputetët e CRU-së së Merkelit dhe të simotrës së saj nga Bavaria, CSU, donin që të kishte shpjegim për situatën. Dhe kërkonin që kjo të bëhej prej vetë kancelares.

Barra e flamurtares