Kur pandemia detyroi mbylljen e shkollave në Indonezi, pasqyroi gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej arsimimi i shtetit aziatik.
Miliona shtëpi ende nuk kishin qasje në internet, madje shumica e tyre nuk kishin pajisje teknologjike për t’u realizuar mësimi nga distanca, raporton KOHA.
Ama nxënësve u erdhën ide të ndryshme për të zgjidhur problemin, me të cilin nuk pati kohë të merrej shteti.
Në dy muajt e fundit, Dimas Putra, 15-vjeçar, së bashku me shokun e bankës kanë mbledhur plastikë nëpër Xhakarta për ta shkëmbyer me qasje në internetin e qytetit.
Pa internet në shtëpi, dy nxënësit mbledhin 1 kilogram plastikë me qëllim që tri herë në javë të mësojnë online.
“Nëse mbledhim mbeturina, për mua është si punë bamirëse përveçqë paguajmë internetin”, thonë ata.
Stacioni i wirelesit është ide e Iing Solihin që shet bërllokun e mbledhur nga nxënësit për të paguar internetin që kushton 22 dollarë në muaj. Mirëpo sasia e gigabajtëve shpesh nuk mjafton që nxënësit të kryejnë detyrat e shtëpisë.
Miliona nxënës në Indonezi janë detyruar të mësojnë nga distanca, mirëpo kjo ishte sfidë e madhe për familjet e varfra.
Vullnetarët shkojnë në viset malore me një veturë të pajisur me internet.
Kështu ata u ofrojnë qasje nxënësve të cilët mund të përdorin edhe telefonat e ofruar nga vullnetarët.
Vetëm një në gjashtë shtëpi indoneziane kanë qasje në internet.