Disa portale kanë publikuar xhirimet e njërit nga liderët opozitarë në Mal të Zi, Zdravko Krivokapiqit (në foto në mes), atëherë 21 vjeç, ku ai shihet i ulur nën foton e Radovan Karaxhiqit.
Portali malazias, Antena M, publikoi xhirimin nga viti 1999, i bërë në shtëpinë e Mileta Paviqeviqit, taksistit të dilurshëm dhe vojvodës çetnik. “Në takimin e çetnikëve në një shtëpi merrte pjesë edhe Zdravko Krivokapiq, kandidati aktual për kryeministër të Malit të Zi”, thekson Antena M, transmeton Koha.net.
Më tutje theksohet se ai ishte i ulur “nën fotografinë e të ikurit të atëhershëm, kurse sot kriminelit të luftës Radovan Karaxhiqit”.
Sipas Antena M, që e transmeton Klix, xhirimi u bë me rastin e pritjes Nikolla Kavajës, ish-oficerit të APJ-së, dezertorit të dënuar, pastaj emigrantit, anëtarit të organizatës çetnike SOPO, kurse më 1978 rrëmbyesit të aeroplanit amerikan të udhëtarëve.
u dënua në SHBA për shkak të terrorizmit dhe të veprave të tjera penale me 65 vjet burgim, ndërsa u la i lirë më 1997.
Në videoxhirim, i cili qarkulloi rreth një dekadë në rrjete të ndryshme interneti, identifikohet se në përcjellje të Kavajës ishte edhe Vlladimir Bozhoviqi, tash ambasador i Republikës së Serbisë në Mal të Zi, transmeton Koha.net.