Botë

Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Çeki pas rritjes së rasteve me COVID-19

Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Çeki pas rritjes së rasteve me COVID-19
Foto: Reuters

Ministri i Shëndetësisë i Çekisë, Adam Vojtech, ka njoftuar të hënën se ka dhënë dorëheqje pas kritikave për mënyrën se si ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit, pasi që numri i rasteve me koronavirus në shtetin në qendër të Evropës po vazhdon të rritet, shkruan agjencia Reuters.

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis, ka falënderuar Vojtechin për punën e tij me një mesazh në T]itter, duke thënë se do të mund të mbahej në mend si ministri më i mirë i Shëndetësisë në Çeki nëse nuk do t’i duhej të shpenzonte gjithë energjitë e tij në luftën ndaj pandemisë së koronavirusit.