Botë

​SHBA me rekord të ri të testeve për koronavirus brenda një dite

​SHBA me rekord të ri të testeve për koronavirus brenda një dite

Shtetet e Bashkuara vendosën një rekord të ri me më shumë se një milion teste koronavirus në një ditë të vetme, por ekspertët thonë se atyre u duhen gjashtë deri në dhjetë milionë teste në ditë për të kontrolluar epideminë.

Në SHBA, 1,061,411 teste u bënë të shtunën, sipas Projektit për përcjelljen e COVID-19, një iniciativë vullnetare për të monitoruar përhapjen e infeksionit.