Botë

Italia me referendum vendos për numrin e deputetëve

Italia me referendum vendos për numrin e deputetëve

Italianët kanë mbajtur referendumin për të kundërshtuar propozimin për të ulur numrin e deputetëve. Italianët janë pyetur nëse duan të ulin numrin e deputetëve nga 630 në 400 në Dhomën e Ulët të Parlamentit dhe nga 315 në 200 në Dhomën e Lartë.

Masat janë propozuar nga Lëvizja Pesë Yjet dhe përkrahen nga shumica e partive. Referendumi pritet të kalojë. Nëse jo, rezultati do të ishte humbje e madhe për Lëvizjen Pesë Yjet.