Botë

Në Britani të Madhe, gjobë deri në 10.000 funte për ata që s’i respektojnë masat

Në Britani të Madhe, gjobë deri në 10.000 funte për ata që s’i respektojnë masat
Foto: Ilustrim

Britanikët që i shkelin masat e reja të vetizolimit, shkaku i kontaktit me ndonjë të infektuar me COVID-19 përballen me gjoba deri në 10.000 funte, ka paralajmëruar kryeministri britanik, Boris Johnson.

“Njerëzit që vendosin t’i shpërfillin masat, do të përballen me gjoba të konsiderueshme”, ka deklaruar Johnson, raporton Reuters, transmeton KOHA.