Botë

Navalny ecën vetë

Navalny ecën vetë

Aleksei Navalny, opozitari më i njohur rus, që po trajtohet në spitalin Charite në Berlin është parë në shkallët e spitalit duke ecur vetë.

44-vjeçari, i cili u helmua me një helm ushtarak të tipit Novitçok në Novosibirsk, falënderoi në Instagram “mjekët brilantë“ të klinikës.