Botë

Franca shënon ditë rekord me raste të reja me COVID-19

Franca shënon ditë rekord me raste të reja me COVID-19

Franca u është bashkuar listës së shteteve që ditëve të fundit kanë raportuar raste rekorde me koronavirus. Të shtunën ajo ka regjistruar 13498 raste të reja, që paraqet ditën më të rëndë deri tash.

Në 24 orët e fundit, nga COVID-19 në Francë kanë vdekur 26 persona. Numri total i të vdekurve ka shkuar në 31274, ndërsa ai i të infektuarve në mbi 442 mijë.