Botë

Franca shënon rekord të rasteve me COVID-19, mbi 13 mijë për 24 orë

Franca ka shënuar rekord me 13,215 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 428,696, derisa shënohet dita e shtatë e rritjes së të infektuarve krahasuar me ato të majit, dy javë pasi kufizimet janë hequr.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se numri total i të vdekurve nga COVID-19 është rritur për 154, në 31,249, raporton Reuters.

Derisa infektimet po rriten, rajonet më të prekura në Francë kanë shtrënguar masat për të parandaluar përhapjen e virusit.

Morseille dhe Bordeaux janë ndër ato që morën masa kufizuese, transmeton KOHA. Por, të tilla nuk janë marrë edhe në Paris, ku virusi ka qarkulluar më shpejtë se çdokund tjetër.