Kandidati demokrat në garën presidenciale, Joe Biden, ka kundërshtuar qëndrimet e presidentit Donald Trump se vaksina ndaj koronavirusit do të prezantohet brenda pak javësh.
Bideni ka paralajmëruar se amerikanët nuk duhet t’u zënë besë fjalëve të presidentit. Ai ka thënë se idetë që vaksina do t’i japë fund virusit dhe se nesër gjithçka do të jetë mirë, janë të paqëndrueshme, raporton KOHA.
Trumpi përsëri ka thënë se vaksina për koronavirusin do të jetë e gatshme për shpërndarje para zgjedhjeve presidenciale të tre nëntorit. Një numër i madh ekspertësh kanë thënë se vaksina e efektshme dhe e sigurt nuk do të jetë e gatshme deri në mesin e vitit 2021. Presidenti ka akuzuar Bidenin për shpërndarje të retorikës kundër vaksinës, teksa kandidati demokrat ka përsëritur se do t’i dëgjojë shkencëtarët dhe jo presidentin për sigurinë e vaksinës potenciale.
-
18 shtator 2020 22:53
-
Shpërndaje në: