Botë

Supremja e Maqedonisë së Veriut hedh poshtë ankesën e Jankullovskës, ajo do të shkojë në burg

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesat e parashtruara nga të dënuarit në rastin “Tanku”, Nikolla Gruesvki, Gordana Jankullovska dhe Gjoko Popovski dhe konfirmoi aktvendimet e shqiptuara nga Gjykata e Apelit, njoftojnë nga Gjykata Supreme.

Në rastin “Tanku”, lëndë e akuzës ishte tenderi joligjor për veturën luksoze “Mercedes”, përcjell INA.

Si ishte planifikuar rasti “Tanku”, detajet e zbuluara nga ish-Specialja

Prokuroria e asaj kohe Speciale kishte hapur rastin “Tanku”, në të cilin të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ndihmësi ministri në MPB, Gjogo Popovski, për blerjen e mercedesit luksoz me vlerë prej 600.000 euro.

Rasti “Tanku” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki si dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Gjithashtu, sipas PSP-së, ekziston dyshim i fuqishëm se i dyshuari i dytë edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se vepron në mënyrë jo-ligjore gjatë tenderimit, megjithatë ka vendosur që të zgjedh kompaninë e cila e ka siguruar automjetin për 29.852.542 denarë dhe TVSH në sasi prej 5.373.458 denarë ose rreth 572.7800 euro

Çfarë dëgjuam në përgjimet për Mercedezin luksoz?

Në “bombën” 31, të publikuar nga lider i LSDM-së, Zoran Zaev, dëgjohen duke biseduar Jankullovska dhe Gruevski në të cilë kuptohet për blerjen e Mercedesin luksoz i paguar 575.000 euro.

Në bisedën e parë dëgjojmë se si Gruevski i jep urdhër Jankulloskës të fillojë procedurën e porosisë nëpërmjet MPB-së: “Të jetë përplot” dhe “prapa të ketë ekrane” kërkon Gruevski.

Ai thekson që për Mercedesin deri në përfundim të zgjedhjeve lokale (viti 2013), të blerë me para të qytetarëve, MPB të aktrojë se është angazhuar për nevojat e ministrisë, jo personalisht për të. Bëhet plani se kush “do ta drejtojë” makinën e re.

Dëgjojmë se si planifikohet tenderi, që vendimi për prokurim t’i jepet saktë firmës së caktuar, por dëgjojmë se punët kryhen deri në shkallë të lartë të fshehtësisë edhe në kabinetin e kryeministrit. “Pasi që është 100% elektronike ta bëjmë që të mos na fluturojë dikush tjetër” këshillon Jankulloska dhe specifikon se ka urdhëruar se si duhet të realizohet ankandi elektronik.

Gruevski ka bërë edhe skemë që të mos zbulohet se është blerë makina – do ta shfrytëzojë vetëm kur do të niset për në udhëtim, dhe nëse në destinacion e presin gazetarët, në kolonë do të jetë edhe Mercedesi i vjetër, andaj diku afër mbërritjes Gruevski do të zhvendoset në makinën e vjetër, që të mos ta shohin gazetarët/INA.