Botë

Kryeministri i Pakistanit: Përdhunuesit të kastrohen kimikisht!

Kryeministri i Pakistanit: Përdhunuesit të kastrohen kimikisht!

I pyetur në një intervistë në lidhje me përdhunimin që tronditi Pakistanin, kryeministri Imran Khan bëri thirrje që përdhunuesit dhe abuzuesit e fëmijëve të kastrohen kimikisht.

Khan tha në një intervistë në “Hard Talk Pakistan” në 92 News se kishte diskutuar me ministrat e kabinetit të tij ndëshkimet e mundshme për autorin e dyshuar të krimit.