Botë

Koronavirusi, dëmet ekonomike në botë më të vogla se që ishte parashikuar më herët

Koronavirusi, dëmet ekonomike në botë më të vogla se që ishte parashikuar më herët

Dëmet në ekonominë globale sivjet do të jenë më të vogla se që ishte pritur fillimisht, por ende “të paparashikueshme” ka konkluduar një panel ndërkombëtar.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) tani parashikon një rënie ekonomike prej 4.5 për qind në vitin 2020, në krahasim me rënie prej 6 për qind sa ishte paraparë në qershor, si pasojë e izolimeve dhe masave për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.