Botë

Shtatë të vdekur dhe 163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Shtatë të vdekur dhe 163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë raportoi sot për 7 pacientë të vdekur dhe 163 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1721 mostrave. Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-33, Kumanovë-17, Dibër-3, Shtip-5, Prilep-7, Tetovë-13, Strugë-3, Veles-6, Manastir-4, Ohër-2, Kavadar-5, Gostivar-8, Gjevgjeli- 3, Strumicë-18, Kriva Pallankë-2, Radovish-2, Koçani-11, Probistip-1, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Valandovë-2, Vinicë-2, Delçevë-7, Shën Nikollë-1, Kërçovë-3, Resnjë-2.