Botë

Ukraina regjistron rekord të vdekjeve nga koronavirus brenda një dite

Ukraina regjistron rekord të vdekjeve nga koronavirus brenda një dite

Ukraina ka regjistruar 76 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, që është shifra më e lartë e vdekjeve brenda një dite në këtë vend që nga fillimi i pandemisë, ka njoftuar Këshilli Nacional i Sigurisë, raporton agjencia Reuters.

Më herët shifra më e lartë e të vdekurve në Ukrainë nga COVID-19 brenda një dite ishte regjistruar javën e kaluar, ku vdiqën 72 persona.