Botë

Mbi 7000 raste të reja me koronavirus në Francë

Foto: Reuters

Në Francën janë regjistruar 7852 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, një rritje e rasteve për dallim nga një ditë më parë kur ishin regjistruar 6158 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë e Francës ka njoftuar se numri i të vdekurve nga COVID-19 është rritur për 37, duke arritur në 30.999. Ndërkohë numri total i të infektuarve ka arritur në 395.104.