Botë

Së paku 17 parlamentarë në Indi janë të infektuar me koronavirus

Së paku 17 parlamentarë në Indi janë të infektuar me koronavirus
Foto: Reuters

Së paku 17 anëtarë të parlamentit të Indisë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, është njoftuar nga zyrtarët qeveritarë të martën, duke dëshmuar për përhapjen e virusit në Indi ku numri i rasteve pozitive ka arritur në afro 5 milionë, njofton agjencia Reuters.

Deputetët janë testuar para rifillimit të punës së parlamentit të hënën pas gjashtë muajve. Deputetët që kanë rezultuar negativë kanë mbajtur maska, janë ulur në ulëse me xhama rrethues.