Botë

Franca publikon masat e reja kufizuese për parandalimin e COVID-19

Franca publikon masat e reja kufizuese për parandalimin e COVID-19
Foto: Ilustrim

Franca ka publikuar masat e reja mbrojtëse, të cilat ishin të paralajmëruara për implementim në Bordeaux.

Kafiteritë dhe restaurantet do të përballen me kufizime të reja, ku ngrënia dhe pirja në këmbë do të ndalohet, muzika jashtë ndalohet dhe ngjarjet publike nuk do të lejohen të grumbullojnë më shumë se një mijë persona, ndërsa grumbullimet e jo më shumë se 10 njerëzve do të lejohen në parqe, kopshte dhe plazhe, nuk do lejohet as alkooli në ambiente publike dhe as festat në ambiente jashtë.