Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 21 milionë njerëz të shëruar nga koronavirusi në mbarë botën

Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 21 milionë.

Gjithsej 21.031.016 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në SHBA (3.974.949), Indi (3.780.107), Brazil (3.573.958), Rusi (876.225) dhe Kolumbi (599.385)

Ndërkaq, në Turqi, deri më tani janë shëruar 258.833 njerëz. Pas shfaqjes në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur gati në gjithë globin.

Deri më tani, në mbarë botën janë konfirmuar 29.185.779 raste me virusin, ndërsa 928.287 njerëz kanë humbur jetën.