Beograd, 10 shtator - Çështjen e pjesëmarrjes së Ushtrisë së Serbisë në stërvitjet me Bjellorusinë e inicio i dërguari i Parlamentit Europian, Vlladimir Bilçik, ndërsa atë menjëherë e mbështeti Gjermania, shkruan “Veçernje novosti” i Beogradit, transmeton Koha.net.
Kjo gazetë shton se Serbia u kërcënua me sanksione dhe bllokim të rrugës europiane.
Të rikujtojmë se Qeveria e Serbisë dje mori vendim që gjatë gjashtë muajve të ardhshëm të ndërpresë të gjitha stërvitjet ushtarake dhe të gjitha aktivitetet ushtarake me të gjithë partnerët, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin njoftoi se Serbia ndodhet nën presion të ashpër dhe të pamerituar të Bashkimit Eurpian për shkak të stërvitjes së planifikuar ushtarake me Bjellorusinë dhe Rusinë, transmeton Koha.net.
.
-
Qeveria e Serbisë ngrin të gjitha stërvitjet ushtarake
-
BE-ja i kërkon Serbisë të mos i forcojë lidhjet me Rusinë
-
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi, Vuçiq: Kur s’ke ushtri të fortë, s’ke shtet
-
Borell i bën thirrje Serbisë ta tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën
-
BE-ja ultimatum Serbisë: Sanksione Rusisë ose të presin ndëshkime