Botë

Tajlanda raporton rastin e parë të bartjes lokale të virusit pas 100 ditësh

Tajlanda raporton rastin e parë të bartjes lokale të virusit pas 100 ditësh

Tajlanda ka raportuar për rastin e parë të bartjes lokale të koronavirusit në 100 ditë, pasi një i burgosur është konfirmuar se është i infektuar me COVID-19, shkruan “The Guardian”.

Një 37-vjeçar, që punon si DJ, ka testuar pozitiv në qendrën shëndetësore në burg. Dhjetëra kontakte janë testuar, përfshirë anëtarët e familjes, njerëzit që i ka takuar në gjyq dhe të burgosurit tjerë. Ai është arrestuar për drogë më 26 gusht.