Botë

Të rinjtë nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe takohen online pas marrëveshjes për paqe

Tani është e mundshme të bëhen thirrje direkte telefonike e udhëtime me aeroplanë mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herën e parë, pasi dy shtetet u pajtuan për të normalizuar raportet muajin e shkuar.

Emiratet e Bashkuar Arabe janë shteti i parë arab në 26 vjetët e fundit që bën paqe me Izraelin – pas Egjiptit dhe Jordanisë.

Teksa zyrtarët kanë folur për hapjen e ambasadave, nisjen e udhëtimeve e të raporteve tregtare, disa të rinj nga të dy shtetet kanë nisur të takohen online për të njohur më mirë njëri-tjetrin.