Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia në asnjë mënyrë nuk ndërhyn në punët e brendshme të Malit të Zi dhe se ajo ndjen nevojën si kryeministre për të reaguar ndaj pretendimeve të bëra nga presidenti i atij vendi, Millo Gjukanoviq, raporton Beta.
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe politika e tanishme e Serbisë “treguan qëllime shumë problematike” ndaj Malit të Zi dhe se që nga miratimi i Ligjit për Liritë e Fetare në muajin dhjetor, ka pasur agresion të fortë mediatik dhe politik nga Beogradi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBërnabiq vlerësoi se kjo deklaratë ishte një përpjekje e mashtrimit politik nga ana e Gjukanoviqit, të cilën po e përdorë “për të shpjeguar shkaqet e rezultatit të zgjedhjeve të partisë së tij”.
“Në tetë vitet e kaluara, Aleksandar Vuçiq përmendi Malin e Zi dhe Milo Gjukanoviqin më pak sesa Gjukanoviq përmendi Serbinë, në një kontekst negativ”, theksoi Bërnabiq.
Ajo deklaroi se Serbia dëshiron marrëdhënie sa më të mira me Malin e Zi dhe të gjitha vendet në rajon dhe se është e përkushtuar për ndërtimin e një Ballkani të qëndrueshëm dhe të sigurt.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në 30 gusht. Tri koalicionet e opozitës fituan më shumë se gjysmën e vendeve në përbërjen e ardhshme të parlamentit të Malit të Zi.
Nga 81 vende, Partia Demokratike e Socialistëve e drejtuar nga Millo Gjukanoviq fitoi 40 vende me partitë e pakicave dhe partnerët tradicionalë, ndërsa tre parti të opozitës fituan 41 vende.
Ligji për Liritë Fetare, i miratuar në fund të vitit 2019, shkaktoi një konflikt të hapur midis institucioneve shtetërore dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Pjesa më e diskutueshme e këtij Ligji, përkatësisht ndryshimet e të cilit po kërkon Kisha Ortodokse Serbe, kanë të bëjnë me pronën e bashkësive fetare/REL.