Organizata terroriste Boko Haram vrau 75 persona brenda një nate në verilindje të Nigerisë.
Sipas lajmeve në mediat kombëtare, kryetar i Komitetit të Ushtrisë të Kuvendit të Nigerisë dhe senator i Bornos Jugore, Ali Ndume, mori pjesë në një program në Maiduguri të shtetit Borno. Ai në deklaratën e tij tha se organizata terroriste Boko Haram ka vrarë 75 të moshuar në rajonin Gwoza të këtij shteti brenda një nate.
Ndume tha se populli i Gwoza është në rrezik për shkak të sulmeve të Boko Haram.
Siç raporton AA, që nga viti 2009 afër 20 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e akteve të dhunës masive të Boko Haramit, organizatë e cila është aktive nga fillimi i viteve 2000.
Organizata nga viti 2015 ka ndërmarrë sulme edhe në shtetet fqinje si Kamerun, Benin, Çad dhe Niger. Të paktën 2.000 persona e kanë humbur jetën në sulmet e organizatës në pellgun e Liqenit të Çadit.