Botë

Franca e Italia regjistrojnë ditën më të rëndë me COVID-19 që nga izolimi

Franca e Italia regjistrojnë ditën më të rëndë me COVID-19 që nga izolimi

Franca dhe Italia kanë regjistruar ditë rekord me raste të reja me koronavirus që nga koha kur ishin nën izolim muaj më parë.

Franca ka njoftuar të mërkurën se në 24 orët e fundit ka regjistruar 5429 raste të reja me koronavirus, që është dita më e rëndë me raste të reja që nga muaji prill. Numri total i të të infektuarve në Francë ka arritur në 253 mijë e 587.