Botë

Dorëhiqet këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway

Dorëhiqet këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway
 

Kellyanne Conway ka njoftuar se po jep dorëheqjen nga posti i saj si këshilltare e lartë e presidentit amerikan, Donald Trump, raporton REL.

Në një deklaratë, zonja Conway tha se po tërhiqej në fund të gushtit për t'u përqëndruar te fëmijët e saj, duke u dhënë atyre "më pak dramë, dhe më shumë përkujdesje të nënës".