Botë

Kroacia kritikon masat e Britanisë ndaj COVID-19: “Kjo s’është e drejtë”

Mëngjesin e së shtunës Britania e Madhe mori vendim se kush hyn në këtë shtet nga Kroacia, Austria dhe Trinidad e Tobago, do të duhet të izolohet për 2 javë.

Por ky vendim nuk po i pëlqen Kroacisë.

Ministri i Turizmit Frano Matusic i tha SkyNews se “kjo s’është e drejtë”.

“Kur dëgjuam vendimi e Britanisë së Madhe thamë se kjo s’është e drejtë sepse Kroacia është një vend shumë i sigurt”, tha ai.

Por Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka theksuar se në Kroaci, në shtatë ditët e fundit, numri i të prekurve me COVID-19 ishte 31 për 100,000 njerëz. Për dallim nga Britania e Madhe që regjistroi 11 raste për 100,000 njerëz.