Botë

Rusi, i dehuri vret 9 vetë në një festë

Policia ruse ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e 9 vetëve me një pushkë gjahu, në një fshat 150 kilometra në veri-perëndim të Moskës.

Trupat e 5 burrave dhe 4 grave u gjetën të pajetë në një bujtinë në Redkino, në afërsi të fshatit Tver. Sipas mediave ruse, trupi i njërës prej grave të vrara u gjet në bagazhin e një makine.