Franca dhe Gjermania i ofrojnë ndihmë mjekësore Navalnyt

Franca dhe Gjermania i ofrojnë ndihmë mjekësore Navalnyt
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë shprehur gatishmërinë për të ofruar ndihmë mjekësore në tokën e tyre për liderin opozitar rus, Alexei Navalny, i cili është sëmurë rëndë pasi dyshohet se është helmuar.
Duke folur në një konferencë të përbashkët, Macron dhe Merkel thanë se janë të shqetësuar për atë që i ndodhi një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin.
Macron, i cili priti Merkelin në rezidencën e tij, tha se pret të shohë rezultatet e hetimit se çfarë e ka shkaktuar sëmundjen e Navalnyt.
Lideri francez tha se Franca është e gatshme të ofroj të gjithë ndihmën për të, duke përfshirë azilin dhe ndihmën mjekësore, raporton Reuters.
Navalny filloi të ndihej sëmurë në aeroplan për në Moskë, të enjten, pasi piu çaj në një kafe në aeroportin në Tomsk të Siberisë. Gjendja e tij u bë aq serioze sa aeroplani u detyrua të bënte ulje emergjente në qytetin Omsk, transmeton KOHA.
Kritiku i Kremlinit, “në gjendje kome” pas dyshimeve për helmim
Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny është pa vetëdije në spital dhe ka dyshime për helmim, ka thënë zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh.
Navalny, që njihet për fushatat e tij kundër korrupsionit është sëmurë teksa ka qenë në një udhëtim me aeroplan, andaj fluturimi është ndalur në mënyrë emergjente në qytetin siberian, Omsk, ka thënë Yarmysh, duke shtuar se ka supozime që diçka i është shtuar në çaj.
Një burim brenda spitalit ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve, TASS se ai është duke u trajtuar për helmim.
Pavel Lebedev, pasagjer në fluturimin ku është sëmurë Navalny, ka thënë se në fillim të udhëtimit, Navalny “ka shkuar në toalet dhe më pas nuk është kthyer”, përcjell rel.
“Ai ka qenë shumë i sëmurë dhe duke bërtitur nga dhimbjet. Ata nuk kanë treguar se çfarë ka ndodhur me të. Jemi ndalur në Omsk. Ambulanca ka arritur”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.
Këtu dëgjohet zëri i Navalnyt duke bërtitur nga dhimbjet.
Пассажиры рассказывают, что Навальный во время полёта ушёл в туалет и не вернулся. Они услышали его крик с просьбой о помощи. pic.twitter.com/l0cAtroPwy
— lifenews_ru (@lifenews_ru) August 20, 2020
Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny dyshohet se është helmuar
Kritiku i zëshëm i Kremlinit, Aleksei Navalny gjendjet në kujdes intenstiv në një spital në Omsk, ku po trajtohet për helmim potencial, ka thënë zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh.
Navalny nuk është ndjerë mirë teksa është kthyer në Moskë nga qyteti siberian, Tomsk, çka ka rezultuar me ulje të paplanifikuar të aeroplanit në Omsk, po ashtu në Siberi, ka thënë Yarmysh në Twitter.
Navaly është “pa vetëdije”, ka thënë ajo.
Sipas agjencisë së lajmeve, TASS, mjeku Aleksandr Murakhovsky, ka thënë se Navalny është “në gjendje të rëndë”.
“Ne dyshojmë se Aleksei është helmuar me diçka të përzier në çaj. Ajo ka qenë gjëja e vetme që ka pirë në mëngjes. Mjekët thonë se toksina ka reaguar më shpejt përmes ujit të ngrohtë”, ka thënë mes tjerash Yarmysh, përcjell rel.
Navalny, kritik i madh i presidentit rus, Vladimir Putin, ka bërë përpjekje për shpërfaqje të korrupsionit në Rusi.
Ai është burgosur disa herë në vjetët e fundit, si dhe i është ndaluar të garojë për president, apo për kryetar të Moskës.
Yarmysh ka thënë se Navalny është helmuar edhe vitin e kaluar kur ka qenë në një qendër të paraburgimit.
“Ata i kanë bërë të njëjtën gjë edhe tani”, ka deklaruar ajo.


Scholz premton ta zgjidhë “sa më shpejt të jetë e mundur” krizën e buxhetit

Shefi i NATO-s thotë se lufta në Ukrainë dallon nga ajo në Gazë

Finlanda do ta mbyllë tërësisht kufirin me Rusinë shkaku i migrantëve

Katari njofton se do të lirohen edhe 30 të burgosur palestinezë

Lirohen edhe 12 pengje tjera izraelite

Vazhdimi i luftës në Gaza, çështje kohe

Parashikohen tornado në rajonin e Detit të Zi

Erdogan: Izraeli të mbahet përgjegjës për krimet e luftës në Gaza

Putin akuzon Perëndimin se po synon “ta shpërbëjë e plaçkitë” Rusinë

Shtetet e BE-së mund t’i ndalojnë simbolet fetare në vende pune

Kryediplomati letonez synon postin kryesor në NATO
