Botë

Kolona të gjata në kufirin grek, mijëra shqiptarë tentojnë të rikthehen në Greqi pas masave të reja anti-COVID

Kolona të gjata në kufirin grek, mijëra shqiptarë tentojnë të rikthehen në Greqi pas masave të reja anti-COVID

Mijëra shtetas të Shqipërisë kanë formuar kolona të gjata me vetura në kufirin grek, të premten, derisa po shpejtojnë të futen në Greqi për punë pas publikimit të masave të reja kundër pandemisë.

Rreth 4 mijë vetura janë radhitur përgjatë 20 kilometrave të kufirit në Kakavi.