Botë

Tensione të forta mes Turqisë dhe Greqisë, ndërhyn Merkel

Tensione të forta mes Turqisë dhe Greqisë, ndërhyn Merkel

Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor po rriten. Marina franceze dhe greke zhvilluan një stërvitje të përbashkët ushtarake të enjten si një sinjal drejt Turqisë për mosmarrëveshjen për të drejtat për shfrytëzimin e rezervave të gazit dhe të naftës.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi nga ana e tij se kushdo që do të sulmojë anijen eksploruese turke do të paguajë një "çmim të lartë". Anija eksploruese turke "Oruc Reis" filloi punën të hënën. Ajo shoqërohet nga anije luftarake turke.