Botë

Dëshironin djalë, prindërit në Kinë braktisin në mbeturina vajzën e porsalindur

 

Një vajzë e porsalindur është gjetur e braktisur në një kosh mbeturinash në jug të Kinës. Dyshohet se prindërit e saj e kishin lënë aty, pasi dëshironin djalë.

Sipas raportimeve foshnja ishte braktisur nga babai i saj vetëm pak orë pasi kishte ardhur në jetë, sepse familja tanimë i kishte dy vajza. Prania e vajzës në afërsi të koshit u vu re nga një pastrues rruge, i cili sapo e pa telefonoi menjëherë policinë, përcjell kp.