Botë

Franca nxjerr ushtrinë dhe i del krah Greqisë, Macron mesazh të fortë Erdoganit

Franca nxjerr ushtrinë dhe i del krah Greqisë, Macron mesazh të fortë Erdoganit

Franca do të rrisë praninë e saj ushtarake në Mesdheun lindor, tha Presidenti Emmanuel Macron të mërkurën, duke i bërë thirrje Turqisë të ndalojë kërkimet e naftës dhe gazit në ujërat e diskutueshme që ka rritur tensionet me Greqinë, shkruan Reuters, transmeton TCH.

Udhëheqësi francez shprehu shqetësimin për eksplorimin “të njëanshëm” nga Turqia në një telefonatë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, tha zyra e Macron në një deklaratë, duke shtuar se kërkimi duhet të “pushojë në mënyrë që të lejojë një dialog paqësor” midis palëve.