Botë

Mbi 23 mijë të infektuar me COVID-19 në Brazil në 24 orët e fundit, 572 të vdekur

Brazili ka raportuar 23.010 raste të reja me COVID_19 në 24 orët e fundit dhe po ashtu 572 të vdekur si pasojë e virusit, shkruan agjencia Reuters.

Brazili ka regjistruar 3.035.422 raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 101.049, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të Brazilit.

Brazili mban vendin e dytë për nga rastet dhe nga numri i të vdekurve nga COVID-19 pas SHBA-së.