Një person i armatosur ka sulmuar një grup turistësh në Niger të Afrikës, duke lënë të vrarë gjashtë francezë, udhëheqësin turistik dhe shoferin.
Gjuajtësi ishte në motoçikletë kur hapi zjarr, i tha guvernatori i rajonit të Tillaberit AFP-së, transmeton BBC.
Ende nuk është e qartë se kush qëndron prapa sulmit.
Qeveria franceze ka paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë në zonat e ish-kolonive franceze jashtë kryeqytetit Niamey.
Grupe militante, përfshirë “Boko Haram”, operojnë në atë zonë ndërsa dhuna nga grupet e lidhura me al Qaedën dhe Shtetin Islamik janë në rritje në rajonin e Sahelit.
Pavarësisht kësaj, njerëzit vazhdojnë ta vizitojnë për t’i parë gjirafat e Nigerit.