Botë

India bëhet shteti i tretë me mbi 2 milionë raste me COVID-19

India ka shënuar mbi dy milionë raste me COVID-19 deri më tash. Vetëm 24 orët e fundit, ky shtet aziatik shënoi 58.168 raste duke e çuar në 2,021,407 numrin total të të infektuarve.

Infektimet janë dyfishuar në vetëm 20 ditë, më shpejt se sa në SHhBA dhe Brazil, dy shtete të cilat kanë numrin më të lartë të të infektuarve.

Më shumë se 40.000 vdekje janë shënuar në Indi, ndonëse kjo shifër besohet se është më e madhe. Qeveria indiane është akuzuar se nuk ka treguar numrin real të viktimave nga koronavirusi, raportoi BBC-ja të enjten.