Mali i Zi ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID 19 që nga paraqitja e rasteve të para në këtë shtet.
Katër të vdekur dhe 50 të infektuar me koronavirus rezultuan për 24 orët e fundit.
Zëvendësdrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Senad Begiq, tha në konferencën për shtyp, se janë testuar 481 persona, si dhe se 163 pacientë ishin shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë në Mal të Zi, janë regjistruar gjithsej 3.411 pacientë pozitivë, ndërsa 57 persona kanë vdekur, nga të cilët 48 kanë vdekur në periudhën nga fillimi i qershorit deri më sot. Shumica e pacientëve janë në Podgoricë. \ TCh
Artikuj të ngjashëm
-
Nëntë të vdekur dhe 144 raste me COVID-19 në Mal të Zi
-
Katër të vdekur dhe 478 të infektuar brenda 24 orëve në Mal të Zi
-
Nëntë të vdekur e 619 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi
-
Në Mal të Zi, 7 të vdekur e gati 500 raste pozitive me COVID-19
-
Në Mal të Zi tetë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, e 354 të infektuar të rinj