Botë

Gjashtë të vdekur e 88 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Gjashtë persona kanë vdekur në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 88 raste të reja.

Dy të vdekur janë nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Gostivari, një nga Tetova dhe një nga Shtipi.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 1507 mostra dhe prej tyre 88 kanë rezultuar pozitive.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 133 persona.

Në total në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 11.289 raste me COVID-19, ndërsa 511 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 7221 persona dhe janë 3557 raste aktive.