Së paku gjashtë persona kanë humbur jetën ndërsa stuhia tropikale “Isaias” ka goditur në bregun lindor të SHBA-së të martën, pasi fillimisht kishte arritur me fuqinë e një uragani në Karolinën e Veriut, ku ka shkaktuar vërshime e zjarre, shkruan agjencia AP.
Dy persona kanë vdekur kur Isaias goditi në Karolinën e Veriut, ndërsa një tjetër në Pennsylvania, ku vetura iu vërshua nga uji. Dy kanë vdekur nga lëndimet që kanë marrë pas goditjes nga rënia e drurëve në Maryland dhe New York dhe një person i gjashtë në Delware po ashtu pasi është goditur nga një dru.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsaias ka mbajtur shpejtësinë maksimale deri 105 kilometra në orë për më tepër se 18 orë pasi ka arritur në breg, por ka rënë në 72 kilometra në orë rreth orës 22:50 të martën me kohë lokale. Qendra e stuhisë do të zhvendoset në juglindje të Montrealit në Kanada, me një shpejtësi rreth 61 kilometra në orë.
Rreziqet për vërshima janë rritur. Lumi Schuylkill në Philadelphia është projektuar të arrijë nivelin më të lartë në më tepër se 150 vjet.