Në Kroaci janë regjistruar 24 raste të reja me COVID-19, ndërsa edhe një person ka vdekur si pasojë e virusit gjatë 24 orëve të fundit, njoftojnë autoritetet shëndetësore kroate.
Numri total i të infektuarve në Kroaci ka arritur në 5318, ndërsa 154 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. 2490 janë në vetizolim.
Në Slloveni një person ka vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 123. Po ashtu janë regjistruar nëntë të infektuar të rinj. Numri total i të infektuarve ka arritur në 2190.