Botë

Paralajmërimi shqetësues i OBSH-së për koronavirusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen sot se me gjithë shpresat e mëdha për zbulimin e vaksinës kundër COVID-19, ndoshta kurrë nuk do të ketë një “zgjidhje çudibërëse” dhe se kthimi në normalitet do të jetë i gjatë.

Më shumë se 18 milionë vetë në gjithë botën janë infektuar, derisa si pasojë e koronavirusit kanë vdekur rreth 700.000.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se shtetet duhet në mënyrë strikte t’u përmbahen masave, duke i bindur qytetarët të mbajnë maska dhe distancë.

“Një numër i madh i vaksinave potenciale janë në fazën e tretë të testimit dhe ne shpresojmë se që do të jenë efikase në ndaljen e infeksionit, por deri më tash nuk ka zgjidhje çudibërëse dhe ndoshta nuk do të ketë kurrë”, ka thënë Ghebreyesus.

Ai ka pranuar se ka frikë që nuk do të ketë vaksinë efikase, ose që mbrojtja nga COVID-19 do të jetë afatshkurtër, por ka shtuar se për këtë duhet të priten rezultatet e testeve klinike.