Botë

Mijëra hungarezë protestojnë për lirinë e shtypit

Mijëra hungarezë protestojnë për lirinë e shtypit

"Index qëndronte për lirinë e shtypit dhe ideve. Boshllëkun që do të lerë ai nuk do ta mbushë dot asnjë medium tjetër", thotë Balint Honos.

Hungarezi i ri është një nga rreth 10.000 vetë që të premten në mbrëmje protestuan në Budapest kundër ndikimit të qeverisë ndaj mediumit më të madh të pavarur në vend.