Një stuhi e fuqishme ka goditur Milanon prej mëngjesit të sotëm. Autoritetet kanë marrë shumë telefonata për ndihmë, pasi ishin përmbytur nga uji, kryesisht në zonat veriore mes Sesto San Giovanni dhe Cinisello Balsamo, bëjnë të ditur agjencitë italiane të lajmeve.
Lumi Seveso doli nga shtrati, duke krijuar probleme me trafikun në disa zona të Italisë. Situata është shqetësuese edhe në Lambro, ku sipas mediave italiane, uji ka arritur deri në 1.90 cm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo