Botë

Në lindje të Rusisë, dhjetëra mijëra protestues kundër politikës së Kremlinit

Foto: AP
 

Me dhjetëra-mijëra demonstrues janë mbledhur në qytetin Khabarovsk në lindje të Rusisë të shtunën, duke protestuar për arrestimin e guvernatorit rajonal i cili po akuzohet se ka qenë i përfshirë në vrasje të shumëfishta.

Mediat lokale kanë vlerësuar se në protesta janë tubuar më shumë se 15.000 njerëz, raportoi Al Jazeera.