Botë

Merkeli ia tërhoqi vërejtjen kryeministrit bullgar për maskën e vënë gabim

Foto: AP
 

Gjatë Samitit të Bashkimit që nisi sot në Bruksel, pati edhe skena qesharake. Në një foto, shihet kancelarja gjermane Angela Merkel duke "ia tërhequr vërejtjen" kryeministrit bullgar, Boyko Borissov, se nuk e ka vënë mirë maskën për parandalimin e COVID-19.

Në fotot e shkrepura nga AP-ja, shihet teksa Merkeli ia bën me gisht Borissovit se duhet të mbulojë hundën dhe gojën me maskë.